LAJMI I FUNDIT:

Street Dance Show me 25 shtator në qendrën GALERIA Shopping Mall në Prizren

Street Dance Show me 25 shtator në qendrën GALERIA Shopping Mall në Prizren

Ky shtator ka filluar ndryshe në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren me kampanjën “QESHU”, që ka krijuar atmosferë të këndshme, pozitive me brendimin e hapësirave të qendrës me figura që përçojnë emocion hareje, gëzim, adrenalinë e dashuri. Duke krijuar një panoramë të jashtëzakonshme për shkrepje të fotografive që ruhen në albumin tuaj të kujtimeve. 

Përveç kësaj, në kuadër të kampanjës “QESHU” janë organizuar edhe aktivitete të shumta argëtuese për fëmijë. Megjithatë, befasia kryesore në kuadër të kësaj kampanje është show i vallëzimit të stilit step up me grupin profesionist nga Tirana “The Beat Killers”, të cilët edhe janë fitues të çmimit të parë në kampionatin e WORLD OF DANCE ALB me Jennifer Lopez në krye. 

“The Beat Killers” janë grupi numër një i vallëzimit të këtij stili në trevat shqiptare dhe më gjerë. Më 25 shtator, do të performojnë enkas për të gjithë vizitorët në GALERIA Shopping Mall në Prizren me fillim prej orës 14:00, për të dhuruar një show të jashtëzakonshëm.

Andaj, të gjithë vizitorët që e pëlqejnë ritmin e shpejtë të vallëzimit dhe adrenalinën, ju ftojmë të dielën të argëtoheni duke vallëzuar nën ritmin dhe stilin e “The Beat Killers”

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar