LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e re e CIA-s, zgjerim i pranisë në gjithë botën

Strategjia e re e CIA-s, zgjerim i pranisë në gjithë botën

Agjencia kryesore e spiunazhit të Shteteve të Bashkuara po kërkon të zgjerojë praninë e saj në mbarë globin për të eliminuar të ashtu-quajturat “boshlleqe të inteligjencës” dhe për të trajtuar kërcënimin në rritje nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina.

Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, të hënën e quajti zhvendosjen nga kundërterrorizmi tek spiunazhi më tradicional ndaj shteteve, “një prioritet strategjik”, duke thënë se nevoja për të patur një zbulim më të mirë ndaj rivalëve aktualë dhe potencialë të Shteteve të Bashkuara është ndër “çështjet më të vështira”.

“Ne po e përqendrojmë vëmendjen tek vendet kundërshtare”, tha zonja Haspel përpara një audience në Universitetin “Louisville”, në paraqitjen e saj të parë publike, që kur u betua si drejtoreshë e CIA-s majin e kaluar.

Haspel tha gjithashtu se ajo synon “rritjen e numrit të oficerëve të vendosur jashtë vendit”.

“Duke pasur një prani më të madhe të huaj do të kemi një pozicion më të fuqishëm”, tha ajo.

Si pjesë e kësaj shtyse, zonja Haspel tha se CIA shpreson të rekrutojë më shumë folës të gjuhëve të huaja, përfshirë ata që flasin rrjedhshëm gjuhën kineze, arabe, farsi, turqisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Ajo tha gjithashtu se agjencia e spiunazhit “po punon më ngushtë se kurrë me aleatët në të gjithë botën”.

Komentet e zonjës Haspel pasqyrojnë përparësitë e paraqitura në strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të parashtruar në fund të vitit të kaluar.

Strategjia thekson nevojën për t’iu kundërvënë përpjekjeve të rivalëve të Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në rangun global në forma që kanë ndikuar negativisht Shtetet e Bashkuara. /gsh/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori