LAJMI I FUNDIT:

Strakosha titullar në javën vendimtare

Strakosha titullar në javën vendimtare

15 ndeshje në portën e Lazios dhe po ngroh dorashkat për të 16-ën.

Thomas Strakosha do të zbresë sërish në fushë këtë fundjave në transfertën e Sassuolos ku Lazio do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas barazimit 0-0 në transfertën e Cagliarit.

22-vjeçari shqiptar zbarkoi në Formello ku mori jesë rregullisht në seancat stërvitore të bardhekaltërve pas 140 minutave me fanellën e Kombëtares të luajtura mes Italisë si titullar dhe Bosnje Hercegovinës në pjesën e parë.

Portieri kuqezi ka fituar besimin e plotë të trajnerit Inzaghi i cili nuk shqetësohet aspak për mungesën e gjatë të Federiccho Marchettit, i cili nuk arrin të rikuperohet as për sfidën e kësaj fundjave.

Sipas mjekëve të skuadrës bardhekaltër, Marchetti vazhdon periudhën e rikuperimit dhe mund të jetë i gatshëm gjatë javës tjetër, çka do të thotë se shanset janë të mëdha që Strakosha të aktivizohet edhe në mesjavë për ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Romës në “Olimpico”.

Është pikëtrisht dueli i 4 Prillit sfida më e rëndësishme e Lazios dhe Strakoshës këtë sezon sepse suksesi 2-0 i ndeshje së parë e favorizon Lazion në betejën për një biletë në finalen e madhe. Strakosha u aktivizua titullar edhe në aktin e parë të derbit ku falë një ndërhyrje vendimtare në minutat e fundit arriti të ruante të paprekur katërkëndëshin e skuadrës së Inzaghit.

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

La Liga
Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës
Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Premier League
Kalo në kategori