LAJMI I FUNDIT:

Strakosha pritet të largohet nga Lazio dhe tregon emrin e skuadrës që dëshiron të luaj

Strakosha pritet të largohet nga Lazio dhe tregon emrin e skuadrës që dëshiron të luaj
during the UEFA Europa League group K match between SS Lazio and OGC Nice at Stadio Olimpico on November 2, 2017 in Rome, Italy.

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri shqiptar nuk i ka aspak raportet e mira me klubin italian, derisa së fundmi po preferohet veterani Pep Reina para tij.


Strakosha ka dhënë sot sinjalin më të qartë se po mendon lamtumirën nga skuadra kryeqytetase Lazio.

25-vjeçari në një intervistë të dhënë për “Sky Sports” në Gjermani, ka pranuar se po ndjek me interes Bundesligën dhe nuk e mohon mundësinë e transferimit aty.

“Unë jam i hapur ndaj sfidave të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap shumë i mirë për karrierën time”, tha lojtari i cili duket se ka piketuar edhe një klub të mundshëm ku të aktivizohet.

Ai ka thënë se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk është i interesuar për kalimin te Dortmund.

“Borussia Dortmund? Është një kub i madh me ambicie të mëdha. Qartësisht është një klub interesant dhe ka edhe një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha që nuk jam i interesuar”, ishin fjalët e Strakoshës që kanë bërë bujë në Gjermani, por edhe në Itali ku nuk pritej një deklaratë e tillë nga portieri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori