LAJMI I FUNDIT:

Stilisti e mbanë sekrete metodën, se si i shkurton flokët duke i ndezur me flakë (Video)

Stilisti e mbanë sekrete metodën, se si i shkurton flokët duke i ndezur me flakë (Video)

Shafqat Rajpoot që është bërë i famshëm në Pakistan, pasi krijon stile të ndryshme duke i vënë flakën flokëve të klientëve, po e mbanë sekrete metodën e punës.

Mirëpo, ai zgjedhë vetëm ata që kanë flokë të dendur, meqë frikësohet se në rastet kur janë më të rralla, mund t’ju djegë lëkurën e kokës, transmeton Telegrafi.


Mjafton vetëm të kenë dendësi dhe të jenë të gjatë, pasi të gjitha stilet e mundshme ai mund t’i krijojë pa problem.

“Nuk mund ta tregoj sekretin, sepse është krijim i im”, ka thënë Rajpot, kur është pyetur nëse dëshiron ta tregojë formën se si punon.

Deri më tani, atij nuk i ka ndodhur ndonjë aksident me flokë, mirëpo nuk ia rekomandon askujt ta përdorë këtë metodë sepse është e rrezikshme. /Telegrafi/