Stërvitja të bën të përsosur, CR7 një gol me gërshërë e tentoi edhe në stërvitjen para ndeshjes kundër Juves


Ylli i ndeshjes së parë mes Juventusit dhe Real Madridit ishte Cristiano Ronaldo.
Portugezi shënoi dy gola, ndërsa i dyti ishte një nga më të mirët në karrierën e CR7 dhe në histori të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo shënoi në minutën e 64 një gol fantastik në gërshërë duke lënë të gjithë të heshtur në stadiumin e Zonjës së Vjetër.

CR7 një gol të tillë e kishte tentuar edhe në stërvitjen para ndeshjes në Torino, por kishte goditur shtyllën.
Kjo është një tregues se stërvitja të bën më të mirë dhe portugezi si një lojtar që bën maksimumin në stërvitje pasi dëshiron të nxjerrë më të mirën nga vetja.

Nga
Telegrafi
04/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































