Prishtina do të ketë furnizim të rregullt me ujë falë fabrikës të re për përpunimit e ujit që u inaugurua sot në Shkabaj, ndërsa përfitues direkt nga ky projekt do të jenë edhe banorët e komunave si Fushë Kosova, Obiliqi, Graqanica, Lipjani, Podujeva dhe disa fshatra të Vushtrrisë. Kapaciteti përpunues i fabrikës do të jetë 700 litra/sekondë, ndërsa vlera e projektit arrin në 35 milionë euro.
“Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të këtij projekti ishin drejtuesit më të lartë të institucioneve qendrore, Komuna e Prishtinës, Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasada e Gjermanisë, KfË, KUR Prishtina etj.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në hapje të ceremonisë tha se ky projekt kapital i filluar vite më parë është rezultat i një bashkëpunimi të shumanshëm në mes Qeverisë, Komisionit Evropian, Komunës së Prishtinës dhe kreditorëve gjermanë dhe i jep zgjidhje njërit prej problemeve kronike në kryeqytetin e Kosovës – furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin për media.
Ai tha se pas këtij projekti institucionet duhet të punojnë shumë që edhe në komunat tjera të Kosovës të zgjidhet problemi me ujë të pijes.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se kjo fabrikë është një prej investimeve më të mëdha. “Është kënaqësi që ne po zgjidhim problemet më të mëdha për qytetarët si problemin e ujit, të energjisë e të ngrohjes. Me këtë nuk po zgjidhet vetëm problemi i Prishtinës, por edhe të komunave që janë përreth. Më vjen mirë që Komuna e Prishtinës i ka përmbushur obligimet. Nuk ka gjë më të mirë që qytetarëve t’u sigurohet uji”, tha Mustafa.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha sot po bëhet përurimi i investimit më të madh që nga themelimi i kompanisë regjionale të ujit Prishtina, fabrikës së re për përpunimin e ujit në Shkabaj me një kapacitet prej 700 litra për sekondë, dhe me 500 litra për sekondë për fazën e mëvonshme, që do të mundëson që KRU Prishtina të ofrojë një shërbim 24 orësh me ujë të pijes jo vetëm për qytetarët e komunës se Prishtinës, por për rreth 40% e popullatës te Kosovës nga tre fazat e përfunduara.
“Vlera e përgjithshme investuese e fazës së tretë të Fabrikës së ujit në Shkabaj është 35 milionë euro, ku Unioni Evropian përmes IPA 2010 ka kontribuar me 5 milionë euro grant, kredi zhvilluese nga German Financial Cooperation përmes KFË-së me 20 milionë, grant të Qeverisë së Kosovës përmes MZHE-se me 5 milionë dhe Komunës se Prishtinës me 5 milionë të tjera”, tha ai.
Stavileci në emër të MZHE-së ka falënderuar donatorët, ndërsa ka uruar banorët e komunave përfituese, pasi finalizimi i këtyre projekteve madhore sigurojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijes.
Nga ana e saj, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, theksoi se kjo do të ndikojë në ndryshim në jetës e të gjithëve, ndërsa vlerësoi se ky është një projekt më i madhi në sektorin e ujërave në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel