Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci i ka bërë thirrje Qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit që është në favor të 450 mijë familjeve kosovare, për lirimin e çmimit të energjisë.
Stavileci me anë të një konference për medie ka theksuar se pushteti aktual, nëpërmjet pazareve dhe njerëzve të vet, është instaluar nëpër ndërmarrje publike.
“Keqmenaxhimi i Qeverisë po vazhdon. Nga dështimi në parandalimin e futjes së vendit nëpër kriza të njëpasnjëshme kjo qeveri me vetëdije të plotë dhe në mungesë të vizionit po rrëshqet në kriza të reja me fajin e vet, për shkak të të injorancës dhe arrogancës së vet, e fatkeqësisht, pandershëm, në llogari të qytetarëve të pafajshëm. Fitorja e qytetarëve të vendit tonë në realizimin e dy të drejtave elementare të tyre, atë të sigurisë së furnizimit dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve, e cila u realizua me vendimin e gjykatave për mos-shtrenjtimin e rrymës, sot po rrezikohet pikërisht nga pushteti i cili ua shtrenjtoj rrymën në mënyrë të padrejtë, të paarsyeshme dhe të kundërligjshme”, ka thënë Stavileci.
Më tej, ai ka potencuar se ka një tendencë të hapur për shpërfillje të shtetit ligjor, sepse pushteti aktual është duke suspenduar sistemin ligjor të vendit me mosbindje dhe moszbatim të vendimeve të gjykatave.
“Është tepër shqetësuese që kjo Qeveri dhe ky pushtet po përpiqen t’i ikin zbatimit të plotë të vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për pezullim të vendimit të kundërligjshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e çmimit të energjisë mbi 100 përqind për 450 mijë familje kosovare”, theksoi ai.
Sipas tij, paralajmërimet për reduktime në kohën kur kemi prodhim të mjaftueshëm, janë edhe një përpjekje e re e pushtetit për ta mbuluar keqmenaxhimin, krejtësisht identike me paralajmërimet për shtrenjtim për shkak të importit, i cili siç u vërtetua ishte nën vlerën prej 1 për qind në tre muajt paraprakë.
“Përsëri, me konstruktivitetin më të lartë të mundshëm, kërkojmë që të zbatohet vendimi, që të kthehet ligjshmëria dhe të mos inskenohen situata të paqena krize duke paralajmëruar reduktime.
Që nga fillimi i kësaj krize kur kemi paralajmëruar dhe rekomanduar qeverinë e deri më sot kur përsëri po e paralajmërojmë, i bëjmë thirrje që ta menaxhojë situatën, duke garantuar dy gjërat themelore për qytetarët: Sigurinë e furnizimit dhe çmimet e përballueshme dhe jo duke inskenuar e prodhuar kriza të reja”, ka përfunduar Stavileci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Larry Ellison i Oracle tejkalon Mark Zuckerbergun për t’u bërë personi i dytë më i pasur në botë

Von der Leyen zbulon një buxhet të rritur jashtëzakonisht ‘strategjik’ prej 2 trilionë eurosh të BE-së

Varfëria në Bashkimin Evropian – cilat vende po përballen me krizën më të madhe?

Varfëria në Bashkimin Evropian - cilat vende po përballen me krizën më të madhe?

Trump ndërhyn edhe në shijen e Coca-Cola

IPKO prezanton pakot e reja Roaming - Internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë

Hallakate ofron 50% zbritje në trajnimin për Social Media Management me Inteligjencë Artificiale

Ferizaj, rrini gati për shijen e Heb's! - Hapja e madhe më 22 korrik

Korriku vjen më i freskët se kurrë më parë nga Auto Mita: 8.000€ subvencion për Renault Austral Full Hybrid

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë