LAJMI I FUNDIT:

Stavileci ofron partneritet studentëve që studiojnë në fushën e TIK-ut

Stavileci ofron partneritet studentëve që studiojnë në fushën e TIK-ut

“Jemi të interesuar që të krijojmë një lidhje ndërmjet ekonomisë, botës akademike dhe sektorit privat, e cila lidhje mund të ndryshoj ritmin e zhvillimit ekonomik drejt trendit pozitiv. Këtë lidhje duam ta intensifikojmë sidomos në sektorin e TIK-ut, sektor ky me perspektivë të sigurt për të rinjt e vendit “, ka deklaruar Blerand Stavileci ministër i Zhvillimit Ekonomik gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Fakultetit të Inxhinerisë Elektrike dhe Komjuterike FIEK, të cilëvë u ka ofruar njëherit përkrahjen e tij drejt orientimit të tyre në realizimin ambicieve të tyre.

Me këtë rast, ministri Stavileci ka njoftuar studentët për hapat që ka marrë drejt përkrahjes së fushës së TIK-ut, sektor të cilin e ka cilësuar si profesion me të ardhme të sigurt duke garuar edhe me shtetet me renome.


“Jam duke u angazhuar të përkrah sektorin e TIK-ut, i kam dhënë përparësi sepse jam i bindur se do t’i jap shtytje zhvillimit ekonomik. Sektori i TIK-ut është me perspektivë dhe si të tillë do e mbështes pa rezerva”, tha Stavileci, duke shtuar se lajmi i mirë është se edhe shtete të avancuara ekonomikisht tashmë janë drejtuar drejt vendeve të Evropës Juglindore për të kërkuar kuadro të kësaj fushe, prej të cilit interesim të rinjt e vendit mund të përfitojnë.

Ai i njoftoi të pranishmit më këtë rast se tashmë është miratuar një dokument strategjik për TIK dhe se së shpejti do të krijohet Fondi për TIK, ndërsa është në proces krijimi i Parkut Teknologjik, për të cilin është ndarë edhe objekti ku do të zhvilohet kjo veprimtari.

Stavileci ka ftuar studentët të jenë pjesë ë përbashkët e vizitave të tij në kompanitë e TIK-ut në mënyrë që ata të shohin për së afërmi praktikat se si mund të avancojnë në profesionet e tyre dhe të jesin pjesë e rëndësishme e tregut të punësimit.“Intersimi ynë është që ju si student të jerni pjesë e vizitave konkrete që ne realizojmë në sektorin e TIK-ut, ku nga do të informoheni dhe jepni kontributit veqanarisht në pjesën e edukimit digjital”, tha ministri.

Nga ana e tij, Enver Hamiti Dekan i Fakultetit ka përshëndetur ministrin Stavileci dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me studentët, duke iu dhënë kështu mundësi të nxisin kapacitet e tyre edhe me përvoja që ofron MZHE. Ai tha se është hap i rëndësishmë që tashmë sektori i TIK-ut ka hy në agjendë qeveritare si pjesë e pandashme e zhvillimit të ekonomisë, ku studentë që përgatiten në këtë drejtim të kenë përspektivë në të ardhmen./Telegrafi/