LAJMI I FUNDIT:

Statujat më të mira dhe më të këqija të futbollit me yjet e këtij sporti

Statujat më të mira dhe më të këqija të futbollit me yjet e këtij sporti

Manchester City ishte klubi i fundit që zbuloi statujën e një lojtari, pasi qytetarët nderua n ish-sulmuesin Sergio Aguero me një monument mbresëlënës të vendosur në stadiumin Etihad.

Statuja përshkruan festën e Agueros pasi shënoi golin e fitores kundër Queens Park Rangers për të udhëhequr Manchester Cityn drejt titullit të tyre të parë në Ligën Premier.

“Sinqerisht, është një gjë shumë e bukur për mua, të shoh veten 10 vjet më parë është shumë prekëse”.

“Në ato 10 vite unë isha në gjendje të fitoja shumë trofe dhe isha në gjendje të ndihmoja klubin të bëhej një nga më të rëndësishmit në botë”, ka thënë Aguero .

Aguero mund të ketë shijuar ceremoninë, me statujën e tij që është padyshim mahnitëse, por ka lojtarë të tjerë që mund të mos kenë qenë të kënaqur me rezultatin përfundimtar.

Le të hedhim një vështrim në statujat më të mira dhe më të këqija të futbollit.

Statujat më të mira të futbollit

Sir Alex Ferguson, (Old Trafford) – Statuja e tij prej bronzi u zbulua nga gruaja e tij Lady Cathy në vitin 2012, kur Manchester United festoi 25 vjetorin e tij te Djajtë e Kuq.

Zidane – Materazzi (Paris)– E skalitur nga artisti algjerian Adel Abdesseme, statuja u zbulua në vitin 2012 jashtë Qendrës Pompidou në Paris. Ajo përshkruan goditjen e famshme me kokë të Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzit në finalen e Kupës së Botës 2006.

Lev Yashin (Moskë) – Është një nga statujat më mbresëlënëse të futbollit të skalitura ndonjëherë. E frymëzuar nga monumenti origjinal i Aleksandër Rukavishnikov, statuja e Yashin ndodhet në Parkun Petrovsky, në Moskë.

Statujat më të këqija të futbollit

Cristiano Ronaldo (Portugali) – Fakti që familja e Ronaldos kërkoi që ajo statujë të zëvendësohej flet gjithçka.

Carlos Valderrama (Santa Marta – Kolumbi) – E vendosur në hyrje të stadiumit Eduardo Santos, statuja e legjendës së Kolumbisë nuk është një nga më të bukurat që do të shihni.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori