Liverpooli e ka mbyllur me epërsi minimale 1-0 pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

Reds kanë shënuar pas vetëm dy minutave golin e epërsisë me anë të Mohamed Salah, i cili shënoi nga pika e bardhë.


Megjithatë, Spurs ishin skuadra që pati në posedimin e topit duke dominuar me 61 për qind të rasteve, kundrejt 39 të Liverpoolit.

Liverpooli ishte më kërkuese tek rastet për gol duke rrezikuar tetë herë, ndërsa Spurs provoi dy herë.

Kartonë të verdhë dhe të kuq nuk pati në këtë ndeshje, ndërsa më poshtë janë statistikat komplete të 45 minutave të parë.

Statistikat pas pjesës së parë:

Tottenham HotspurLiverpool
Posedimi i topit 61%39% Posedimi i topit
Saktësia e pasimeve 80%66% Saktësia e pasimeve
Gjuajtje nga këndi 26    Gjuajtje nga këndi
Sulme të rrezikshme 1221  Sulme të rrezikshme
Tentime të përgjithshme 28   Tentime të përgjithshme
Në kuadrat të portës 0  Në kuadrat të portës
Jashtë kuadratit të portës 23   Jashtë kuadratit të portës
Bllokime 03   Bllokime
Kartonë të verdhë 00   Kartonë të verdhë
Kartonë të kuq 00   Kartonë të kuq

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app