Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Islandës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një pjesë të parë të mirë, por kjo paraqitje nuk vlen pasi kanë pranuar dy gola naiv.


Fillimisht ishte Bjorn Sigurdarson, i cili shënoi në minutën e 25 nga afërsia, ndërsa rezultatin e dyfishoj ylli i kombëtares, Gylfi Sigurdsson, që shënoi nga pika e bardhë.

Megjithatë, përveç golit, statistikat tjera flasin në të mirë të Kosovës, të cilët poseduan topin për 60 për qind të kohës. ndërsa Islanda kishte topin në këmbët e tyre në 40 për qind të kohës.

Kosova ishte më e mirë edhe në pasimet e kompletuara, ndërsa në goditjet në portë më të mirë ishin mysafirët të cilët tentuan tetë herë, ndërsa Kosova vetëm tre herë. /Telegrafi/

Statistikat e pjesës së parë: 

statistikat pjesa e pare

telegrafi sport app