LAJMI I FUNDIT:

Statistika fantastike e Oblak, dëshmi se Atletico di të nxjerrë portierë mbresëlënës

Statistika fantastike e Oblak, dëshmi se Atletico di të nxjerrë portierë mbresëlënës

Atletico Madridi ka ditur të bëjë portierë të mirë, kjo edhe falë lojës së fuqishme defensive që bën.

Kështu po ndodh edhe me portierin aktual, Jan Oblak, i cili është pjesë e Los Rojiblancos që nga viti 2014.


Skuadra spanjolle zhvilloi edhe një tjetër ndeshje pa pranuar gol duke fituar me rezultat 1-0 në udhëtim te FC Rostov.

Të luajtura: 14. Pa pranuar gol: 10.
Të luajtura: 14. Pa pranuar gol: 10.

Kjo ishte përballja e 10-të e portierit slloven që nuk pranon gol, nga 14 ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon, për klubin dhe përfaqësuesen e Sllovenisë.

Ky ishte triumfi i tretë i Atletico Madridit në Grupin D, ku e mban kreun me nëntë pikë, tri më shumë se Bayern Munichu që është i dyti. /Telegrafi/