LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Inter

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Inter

Barcelona është nikoqire e Interit në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin F në kuadër të sezonit 2019/20 në Ligën e Kampionëve.

Vendi: Camp Nou


Koha: E mërkurë, ora 21:00

Lajme rreth ekipeve

Barcelona

Lionel Messi humbi të dyja ndeshjet e grupit në Ligën e Kampionëve kundër Interit sezonin e kaluar dhe është një dyshim i madh për shkak të dëmtimit edhe këtë herë. Është gjithashtu e vështirë të shihet edhe Ousmane Dembele, pasi edhe francezi po rikuperohet nga dëmtimi.

Jordi Alba gjithashtu është mungesë e madhe për Barcelonën dhe partneriteti i tij me Messin është një humbje e madhe për katalunasit. Ylli në rritje Ansu Fati është gjithashtu i padisponueshëm për vendasit.

Clement Lenglet u ndëshkua me të kuq në fundjavë, por ai është i lirë të luajë sot. Ai do të fillojë përkrah Gerard Pique, pasi Samuel Umtiti mungon.

Junior Firpo pritet të debutoj, ndërsa 21-vjeçari Carlos Perez do të përfitojë nëse Messi humb takimin.

Inter

Alexis Sanchez u ndëshkua me të kuq në fundjavë në Serie A, por është i lirë të luajë këtu dhe pritet të fillojë kundër ish-klubit të tij, pasi Romelu Lukaku është i dëmtuar.

Antonio Conte pushoi Diego Godin në fundjavë dhe të dy do të kthehen në 11-shen titullare.

Stefano Sensi, Nicolo Barella, Matias Vecino dhe Marcelo Brozovic janë rrotulluar të gjithë mes tre pozicioneve të mesfushës qendrore këtë sezon.

Valentino Lazaro, Danilo D’Ambrosio dhe Antonio Candreva janë në garë për një vend në krahun e djathtë.

Fakte

Barcelona ka mbajtur portën e paprekur në 5 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi kundër Interit në të gjitha garat.

Barcelona ka fituar 5 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi kundër Interit në të gjitha garat.

Ka pasur nën tri gola të shënuara në 5 ndeshjet e fundit të Interit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka mbajtur portën e paprekur në 5 nga 7 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona - Inter, formacionet e mundshme të super ndeshjes
Lexo po ashtu Barcelona - Inter, formacionet e mundshme të super ndeshjes

Barcelona ka pasur nën tri gola në 5 nga 6 ndeshjet e tyre të fundit kundër Interit në të gjitha garat.

Barcelona është e pamposhtur në 12 nga 13 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Interi nuk ka arritur të fitojë në 5 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Barcelona është detyruar të lundrojë gjatë muajve të parë të sezonit pa Lionel Messi në baza të rregullta dhe mungesa e tij sot do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Ernesto Valverdes.

Interi nuk ka arritur të fitojë vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të para në të gjitha garat dhe kjo ishte barazimi 1-1 me Slavia Pragën në Ligën e Kampionëve javën e kaluar. Antonio Conte ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm te Interi, por rekordi i tij në Evropë nuk është i shkëlqyeshëm. Conte ka vetëm nëntë fitore në 24 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Barcelona pritet të fitojë çdo ndeshje që ata luajnë, madje edhe më shumë në shtëpi, por mungesa e Messit dhe mundimeve të tyre deri më tani këtë sezon sigurisht që e bëjnë këtë një ndeshje të vështirë për ta fituar. Rekordi i Contes në Evropë gjithashtu duhet të konsiderohet përpara ndeshjes intriguese të së mërkurës.

Parashikimi: Barcelona 1-0 Inter

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori