Nga 24-26 maj në Innovation Centre Kosovo, si pjesë e “Techstars Startup Week”, organizohet gara Startup Weekend, në mesin e shumë aktiviteteve tjera. Prishtina në mesin e mbi 200 qyteteve nga e mbarë bota.

Të rinjtë me ide biznesi dhe të etur për ndërmarrësi, e kanë rastin të takohen dhe të zhvillojnë projektet e tyre, prej 24-26 maj në hapësirat e ICK, ku edhe zhvillohet gara më e madhe në botë, e rikthehet me edicionin e veçantë pranveror në Prishtinë – Startup Weekend, që shënohet në Kosovë, prej 23-31 maj.

Startup Weekend është ngjarje 54 orëshe, që për synim kryesor ka edukimin e ndërmarrësve të rinj nga sektorë të ndryshëm. Nga e premtja e 24 majit, deri të dielën më 26 maj, më se 100 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës do të krijojnë ekipe, bashkojnë forcat me bashkëmoshatarë dhe zhvillojnë idenë për biznes në të cilën besojnë.

Jeni vetëm? Nuk keni ekip? Ekipi krijohet në Startup Weekend Prishtina, nën mentorim të drejtpërdrejt nga ekspertë të fushave të ndryshme, të përkushtuar të qëndrojnë pranë ekipeve gjatë gjithë vikendit.

Çmime për fituesit? Po. Informatat do të dërgohen tek të gjithë kandidatët e regjistruar. Jo një, por tri çmime në vlerë prej 30,000 euro për ekipet fituese.

Startup Weekend është mundësi unike për të testuar shkathtësitë dhe idetë para daljes në treg, nëpërmjet inovacionit, rrjetëzimit dhe edukimit. Më se 23 mijë ekipe startup nga e mbarë bota të krijuara gjatë Startup Weekend. Në 150 shtete të botës (më shumë se Startbucks).

Regjistrohu KËTU!

Përveç Startup Weekend, në kuadër të javës organizohen edhe këto aktivitete:
– Takim informues për garën Elevator Lab, të enjten prej 11:00
Startup Grind Prishtina me mysafir Lorik Cana, të premten prej 15:00
Kampi i ndërmarrësve të rinj, prej 27-31 maj
– Prezantimi i aplikacionit “Happy Feet”, më 29 maj prej 18:00
Prezantimi i chat platformës “Teco”, më 30 maj prej 17:30
Prezantimi i ideve të biznesit para investitorëve engjëj, më 31 maj

Techstars Startup Week dhe Startup Weekened Prishtina mbështeten nga Ambasada e Suedisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ nëpërmjet programit CETEP, Zyra e BE në Kosovë, dhe European Fund for Southeast Ventures (EFSE).