LAJMI I FUNDIT:

Startup Weekend 2020 nga ICK dhe Komuna e Prishtinës mbahet nga 11 deri më 13 dhjetor

Startup Weekend 2020 nga ICK dhe Komuna e Prishtinës mbahet nga 11 deri më 13 dhjetor

Startup Weekend është ngjarje 54-orëshe, që për synim kryesor ka edukimin e ndërmarrësve të rinj nga sektorë të ndryshëm.

Nga e premtja e 11 dhjetorit, deri të dielën më 13 dhjetor, më se 100 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës do të krijojnë ekipe, bashkojnë forcat me bashkëmoshatarë dhe zhvillojnë idenë për biznes në të cilën besojnë, me ndihmën e mëse 20 mentorëve dhe ekspertëve të ndryshëm.

Startup Weekend është mundësi unike për të testuar shkathtësitë dhe idetë para daljes në treg, nëpërmjet inovacionit, rrjetëzimit dhe edukimit. Më se 23 mijë ekipe startup nga e mbarë bota të krijuara gjatë Startup Weekend.

Në 150 shtete të botës (më shumë se Startbucks). Startup Weekend është platformë e veçantë për validimin e ideve të biznesit, krijimin e prototipeve, gjetjen e anëtarëve të ekipeve, pranimin e këshillave dhe sugjerimeve nga komuniteti dhe prezantimin e ideve para investitorëve të mundshëm.

ICK fton studentët, zhvilluesit, dizajnerët, artistët, ndërmarrësit e rinj që të bashkohen në fundjavën online, duke u regjistruar këtu.