LAJMI I FUNDIT:

Startojnë Xhaka e Shaqiri: Uellsi – Zvicra, formacionet bazë

Startojnë Xhaka e Shaqiri: Uellsi – Zvicra, formacionet bazë

Uellsi dhe Zvicra takohen në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit  të Kampionatit Evropian.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Baku Olympic Stadium” në Baku.


Të dy përfaqësueset tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare dhe do të tentojnë pikët maksimale.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Uellsi luan me një formacion sulmues dhe kërkon që të dalë përpara me kundërsulme.

Te Zvicra, startojnë dy lojtarët shqiptarë si, Granit Xhaka që është kapiten dhe Xherdan Shaqiri.

Formacioni startues i Uellsit: Ward, Davies, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Moore, Roberts, Morrell, James, Mepham.

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Mbabu, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Schar, Shaqiri. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >