Edhe pse njeriu i parë i SpaceX, Elon Musk, tha se gjithçka është gati për një test të ri të raketës Starship, kërkon një leje nga Administrata Federale e Aviacionit, e cila nuk do të jepet derisa të kryhen 63 “veprime korrigjuese”.
FAA tha se ka përfunduar hetimin për nisjen e parë të Starship në muajin prill, por SpaceX ende nuk është në gjendje të vazhdojë testimin e Starship. Musk bëri shaka me gazetarët pas atij lëshimi se kufijtë strukturorë ishin më të mirë se sa pritej, megjithatë, një raport nga “Shërbimi i Jetës së Egër” në SHBA deklaroi se lëshimi i dështuar i Starship rezultoi në një fushë të gjerë mbeturinash rreth platformës së nisjes, mbeturina nga betoni i shkatërruar u përhap në një rreze prej më shumë se 10 kilometrash dhe pati edhe zjarr.
Prandaj, SpaceX u urdhërua të kryente 63 “veprime korrigjuese” përpara se të merrte lejen për një fluturim të ri. Ato përfshijnë një ridizajnim të harduerit të raketës për të parandaluar rrjedhjet dhe zjarret, një ridizajnim të platformës së lëshimit për të rritur qëndrueshmërinë, rishikime shtesë të procesit të projektimit, analiza të shtuara dhe testime të sistemeve dhe komponentëve kyç të sigurisë, duke përfshirë sistemin autonom të sigurisë së fluturimit dhe ndryshime në praktikat e kontrollit.
SpaceX tani jo vetëm që duhet të përmbushë të gjitha kërkesat në listë, por duhet të aplikojë dhe të marrë një leje të ndryshuar që mbulon të gjitha kërkesat e sigurisë, mjedisit dhe të tjera përpara se të lëshojë një Starship të ri.
SpaceX më pas foli dhe deklaroi se ishte mësuar shumë nga lëshimi i parë dhe se tashmë ishin bërë përmirësime të shumta në raketën dhe infrastrukturën në tokë. Kompania pranoi se sistemi autonom i sigurisë së fluturimit, i cili është krijuar për t’u aktivizuar në rastet kur raketa del nga kursi dhe shkakton vetëshkatërrim, ka vepruar papritur më vonë. Detajet e këtij problemi nuk janë publikuar, por ai është zgjidhur.
SpaceX zbaton gjithashtu përmirësime të performancës së sistemit që nuk kanë të bëjnë me problemet e fluturimit të parë, duke përfshirë një sistem të ri të ndarjes për fazën e parë dhe të dytë, një sistem të ri elektronik për kontrollin e vektorit të shtytjes dhe përmirësime të rëndësishme në transportuesin orbital dhe platformën e nisjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe