LAJMI I FUNDIT:

“Star Wars: The Last Jedi” përfiton 450 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes

“Star Wars: The Last Jedi” përfiton 450 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes

Filmi i tetë në serinë e “Star Wars”, “The Last Jedi”, ka grumbulluar 450 milionë dollarë që në fundjavën e parë të shfaqjes.

Sipas CNN, 220 milionë dollarë janë fituar nga shitja e biletave vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të thotë se “The Last Jedi” është filmi i dytë me më së shumti përfitime në fundjavën e parë të shfaqjes në SHBA.


Rekordin për filmin më të shikuar në vikendin e parë të shfaqjes e mban “Star Wars: The Force Awakens” nga viti 2015.

Në SHBA përfitimi gjatë fundjavës llogaritet nga e premtja deri të dielën.

Nga ana tjetër, nga biletat e shitura në vendet tjera, filmi grumbulloi në total 450 milionë dollarë, mirëpo duhet të kihet parasysh se shfaqja jashtë SHBA-ve ka filluar që nga dita e mërkurë.

Duhet theksuar se “The Last Jedi” ende nuk ka nisur të shfaqet në Kinë, ku është caktuar data 5 janar si dita e premierës, ndërsa pritet që përfitimet atje të jenë të majme.

Përveç përfitimeve, filmi ka marrë edhe kritika të mira deri më tani. Rian Johnson e ka bërë regjinë dhe e ka shkruar skenarin.

Mark Hamill, Carrie Fisher, Adam Driver, Daisy Ridley, John Boyega, Oscar Isaac e Andy Serkis, janë disa prej aktorëve që luajnë në këtë film. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori