Stadiumi në Lens ku do të përballet Shqipëria me Zvicrën, është deklaruar plotësisht i përgatitur një ditë para zhvillimit të këtij dueli.
Zvicra dhe Shqipëria do të përballen në duelin e parë të tyre në Euro 2016 në kuadër të Grupit A.

Skuadrat kanë zhvilluar stërvitjet e fundit, por edhe në Lens janë kryer të gjitha përgatitjet, shkruan Telegrafi.


UEFA ka konfirmuar se fusha në Lens është e përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa edhe stadiumi ka bërë të gjitha përgatitjet për të pritur tifozët.

Lensi do të jetë i stërmbushur me shqiptarë që do të udhëtojnë nga të katër anët e Evropës dhe botës, teksa edhe stadiumi pritet të jetë më shumë me shqiptarë se sa zvicranë e kombësi të tjera.

Gjithçka është gati, vetëm që edhe të marrim fitoren në ndeshjen e parë që do të na kualifikonte në fazën tjetër të evropianit. Endërr për të gjithë... /Telegrafi/

lens 1

lens 2

lens 3

lens 4

lens 5

lens 6

lens 7

lens 8

telegrafi sport app