LAJMI I FUNDIT:

Stabilizohet çmimi i naftës së papërpunuar

Stabilizohet çmimi i naftës së papërpunuar

Çmimet e naftës bruto u stabilizuan pas humbjeve gjatë dy ditëve të fundit nga një rritje e papritur e inventarëve të naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe shqetësimeve të reja mbi luftën tregtare ndërmjet Kinës dhe SHBA-së.

Aktualisht nafta e papërpunuar po tregtohet me 67.72 dollarë për fuçi.


“Çmimet e naftës po ndiejnë efektet e tensioneve të vazhdueshme mbi tregtinë botërore, me tregjet e shqetësuara për çdo ngadalësim të rritjes. Inventarët e naftës së papërpunuar të SHBA-së, javën e kaluar u rritën me 3.8 milionë fuçi”, tha Administrata e Informacionit dhe Energjisë, përcjell Telegrafi.

Prodhimi rus i naftës muajin e kaluar ishte mesatarisht mbi nivelin që Moska premtoi pas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe takimit të vendeve jashtë OPEC-ut. /Telegrafi/