Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe zbulimi i problemeve të shumta që ky fenomen ka shkaktuar, e kanë bërë periudhën e ballafaqimit, me të njëjtën, një nga periudhat me më shumë zhvillime të para viteve të fundit në aspektin ekonomik.
Në forumin virtual të radhës, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bashkë me gazetarin Albert Spahiu, u diskutua mbi perspektivën e mediave si raportues të këtyre zhvillimeve dhe mbi sfidat ekonomike.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, njëherit edhe moderator i kësaj ngjarjeje, u shpreh se Oda Amerikane qe një kohë të gjatë ka planifikuar organizimin e një forumi të tillë, ku përtej këndvështrimeve të sektorit publik ose atij privat, do të diskutohet me sektorin e mediave, si palë më neutrale ose objektive, lidhur me sfidat ekonomike aktuale.
Albert Spahiu, gazetar i fushës së ekonomisë në Telegrafi, theksoi se konsideron vitin 2020 të ketë qenë viti më aktiv në gazetarinë e ekonomisë, meqë Kosova që nga fillimi i këtij viti është ballafaquar me një sërë problemesh të natyrës ekonomike dhe politike, duke përfshirë këtu edhe ngjarjet e tjera përveç atyre me pandeminë.
Sipas Spahiut, viti që lamë pas ka qenë vit i dështimit ekonomik të Kosovës, e kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të jostabilitetit dhe mos-koordinimit politik për t’i adresuar çështjet që kanë buruar nga pandemia, pasojat e së cilëve janë vërejtur në humbjet e mëdha të sektorit privat, duke përfshirë edhe humbjen e vendeve të punës për qytetarët.
Ai u shpreh se si raportues i këtyre situatave, konsideron se ndërrimi i shpeshtë i qeverive e pamundëson zhvillimin e qëndrueshëm te Kosovës, derisa theksoi se ky jostabilitet po ndikon edhe në mungesën e thithjes së investimeve.
Tutje, ai komentoi edhe mbi fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku tha se shumica e partive politike nuk janë të qartë mbi mënyrën se si synojnë ta kalojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
“Unë konsideroj se premtimet në këto zgjedhje janë, le të themi, jo të gabuara, por nuk janë të qëllimshme ose nuk janë serioze, për shkak se jemi duke kaluar krizën e pandemisë. Shumica e partive nuk po japin një alternative se si duhet të kalojë Kosova këtë krizë,” u shpreh Spahiu.
Ai gjithashtu foli edhe për nevojën për t’i shndërruar remitencat nga diaspora në investime direkte, derisa përmendi se gjatë vitit të kaluar është shënuar rekordi aktual i remitencave në drejtim të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert