LAJMI I FUNDIT:

Spurs pësojnë nga New York-u

Spurs pësojnë nga New York-u

New York Knicks i jep fund krizës në NBA me një fitore të bujshme ndaj San Antonio Spurs.

Në Madison Square Garden, paraqitja fantastike e Kawhi Leonard nuk i mjaftoi skuadrës teksane që pësoi një tjetër humbje në këtë sezon pasi u mposht nga New York Knicks me shifrat e ngushta 94-90. Ishte një sukses i merituar ai i Carmelo Anthony-it me shokë me formacionin e trajnerit Jeff Hornacek që u rikthye te suksesi pas katër humbjesh radhazi.


Me 25 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, Melo ishte më i miri mbi parket për skuadrën vendase edhe pse pikëshënuesi më i mirë i sfidës rezultoi Kawhi Leonard me 36 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistim.

Kjo ishte humbja e 13-të në 54 takime gjithsej për skuadrën e Gregg Popovich me San Antonion që gjithsesi nuk e rrezikon vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Andrew Wiggins dhe Karl Anthony Towns, falë këtyre dy super talenteve, Minnesotta Timberwolves, shkatërroi me rezultatin e thellë 117-89, Chicago Bulls.

Në Minneapolis sfida nuk kishte aspak histori me vendasit që kryesonin me 17 pikë avantazh që në fund të periodës së parë.

Për të udhëhequr Minnesottan drejt suksesit të 21-të sezonal, kanadezi Andreë Wiggins realizoi 27 pikë, ndërkohë që Karl Anthony Towns shtoi 22 të tjera, pa harruar edhe paraqitjen e mirë të spanjollit Ricky Rubio që i ndihmoi të tijët me 17 pikë, 11 asistim dhe gjashtë kërcime. Pa dy yjet e saj Jimmy Butler dhe Dwyane Wade, Chicago kthehet në një skuadër të rëndomtë që mund të mposhtet lehtësisht nga cdo kundërshtar në Nba.

Surprizën e vërtetë të mbrëmjes e dhuroi gjithsesi Detroit Pistons që triumfoi 102-101 brenda në ‘Air Canada Center’ përballë Toronto Raptors.

Një fitore e merituar për formacionin nga Michigani nën shenjën e Harris dhe Caldëell-Pope të cilët të dy së bashku realizuan 45 pikë. Torontos në krahun tjetër për të evituar këtë disfatë nuk i shërbyen 26 pikët e shënuara nga DeMar DeRozan. Kjo ishte humbja e 2-t rradhazi për Raptors dhe e 23-ta në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori