‘S’po ndalen skandalet në UP’


Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se kryeministri Thaçi as pas katër vjetësh nuk i ka realizuar premtimet e tij për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo tha se premtimet dhe mashtrimet e Thaçit, i demaskoj edhe eurodeputetja Ulrike Lunacek, e cila tha se nuk do të ketë liberalizim as për dy ose tri vitet e ardhshme për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka shprehur shqetësimet rreth ngjarjeve dhe keqpërdorimet e profesorëve dhe udhëheqësve të Universitetit të Prishtinës.
Ai tha se pas skandalit në Fakultetin e Mjekësisë dhe arrestimit të shumë personave, tash doli edhe mashtrimi i profesorëve universitar me ngritjet e tyre akademike, transmeton KP. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































