LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Gjakovës tregon për gjendjen shëndetësore të tre personave të plagosur

Spitali i Gjakovës tregon për gjendjen shëndetësore të tre personave të plagosur
Foto: Ilustrim

Tre persona janë plagosur mbrëmë në një lokal nate në Gjakovë, të plagosurit janë duke u trajtuar në spital.

Nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë njoftojnë se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.


“Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile. Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është salle të operacionit”, thuhet në njoftim.

Tentim vrasje në Gjakovë – plagosen tre presona
Lexo po ashtu Tentim vrasje në Gjakovë – plagosen tre presona

Tutje, në njoftim thuhet se stafi mjekësorë po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional.

Ndryshe, polica ka konfirmuar rastin e plagosjes, duke thënë se informatën për plagosje e kanë pranuar rreth orës 00:10.

“Rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori