LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan video-konferencë për ‘Ndërhyrjet Minimalisht Invazive’

Spitali Amerikan video-konferencë për ‘Ndërhyrjet Minimalisht Invazive’

Spitali Amerikan ka organizuar video-konferencën me temë “Ndërhyrjet Minimalisht Invazive, Teknikat Lapraskopike dhe Perkutane në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe Urologji”.

Para të pranishmëve u prezantuan specialistët e kirurgjisë Prof.Dr.Ugur Gozalan dhe Dr.Ajet Xhafa.

Dr. Xhafa shprehu falënderimin për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërmjet Spitalit Amerikan dhe QKUK-së.

Ai para të pranishmëve prezantoj mundësitë, se si gurët në veshka ose kalkulat renale mund të operohen pa pasur nevojë për kirurgji me çarje.

Kolegu i tij nga Turqia, Prof.Dr.Ugur Gozalan tregoj se si në Spitalin Amerikan në Prishtinë përdoren metodat më të fundit laparaskopike në kirurgji të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme.

Përmes lidhjes në internet u mundësua edhe komunikimi me qendrat kryesore spitalore në Kosovë të cilët kishin mundësi të ju parashtronin edhe pyetje specialistëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori