LAJMI I FUNDIT:

Spekulimet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës mbeten pa përgjigje, çifti habit me veprimin e fundit

Spekulimet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës mbeten pa përgjigje, çifti habit me veprimin e fundit

Në botën e showbiz-it shqiptar, çdo lëvizje e personazheve të njohur në rrjetet sociale analizohet nga fansat e tyre.

Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve për një ndarje të mundshme mes tyre.


Dyshja, që prej kohësh janë “nën vëzhgimin” e fansave por edhe të medieve për shkak të lidhjes së tyre, janë përfolur për një ndarje të paqartë dhe të papranuar publikisht.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit janë mbetur në dyshime, Ledri dhe Sara nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare që të konfirmojë ose mohojë këta zëra.

Së fundmi, një detaj i vogël, por i rëndësishëm, ka rritur kuriozitetin e fansave dhe është bërë temë diskutimi: mungesa e ndjekjes së njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ky veprim ishte një nga argumentet kryesore që mbështeti teoritë e ndarjes, duke qenë se në botën e sotme digjitale, ‘të ndjekurit’ ose ‘jo të ndjekurit’ në rrjete sociale lexohet shpesh si një sinjal për marrëdhëniet personale.

Megjithëse, gjërat kanë marrë një kthesë kur fansat vëmendshëm kanë vënë re që Ledri dhe Sara së fundmi kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Ky veprim ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Disa mendojnë se kjo mund të jetë një sinjal i rikthimit të çiftit, ndërkohë të tjerë besojnë se mund të jetë një mënyrë për të qetësuar thashethemet dhe spekulimet.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ndërkohë, fansat mbeten në pritje të një deklarate zyrtare që mund të hedhë dritë mbi statusin e vërtetë të marrëdhënies së Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës. /Telegrafi/

Foto: Screenshot
Foto: Sara Hoxha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori