LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në tribuna dhe në fushë, Drita me fytyrë kampioni mposht Gjilanin dhe merr fitoren e 10-të kampionale në derbin lokal

Spektakël në tribuna dhe në fushë, Drita me fytyrë kampioni mposht Gjilanin dhe merr fitoren e 10-të kampionale në derbin lokal

Atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna nga Intelektualët dhe Skifterat, por edhe spektakël në fushë nga futbollistët e të dyja skuadrave kanë karakterizuar derbin më të madh lokal në Kosovë. Në fund Drita fitoi falë një ndeshje të madhe me rezultat 3-1 duke marrë fitoren e 10-të përballë Gjilanit në ndeshjet kampionale.

Drita dhe Gjilani u futën në këtë takim me bilanc të njëjtë sa i përket ndeshjeve kampionale ku dyja skuadrat kishin nga nëntë fitore dhe nëntë ndeshje të tjera kishin përfunduar në barazim.


Ndeshja nisi me një minutë heshtje nga të dyja skuadrat për një tifoz të Gjilanit që kishte ndërruar jetë tri ditë më parë.

Shpend Asani i mysafirëve e dërgoi një top të rrezikshëm në zonën e Dritës por në momentin vendimtar u largua nga Fidan Gërbeshi.

Në minutën e pestë Xhevdet Shabani i vendasve depërtoi bukur në zonë dhe goditi por nga vija fatale topin e largoi Endrien Magani i Gjilanit.

Drita golin e gjeti në minutën e tetë të ndeshjes kur realizoi kapiteni Ardian Limani me një goditje të fuqishme për të sjellë gëzim të madh tek Intelektualët.

Edhe pas golit të shënuar Drita vazhdoi të sulmonte, ku patën dy raste të mira me Haxhi Nezirajn e Kyrian Nwabueze, por që portieri i Gjilanit, Donat Kaçiu intervenoi për mrekulli.

Mesfushori boshnjak i Gjilanit, Samir Handanovic tentoi në minutën e 28-të por pa sukses.

Në minutën e 35-të futbollistët e të dyja skuadrave u përleshën mes vete, por qëu desh të intervenoj gjyqtari Besfort Kasumi për t’i qetësuar gjakrat.

Rasti i fundit në pjesën e parë i takoi Haxhi Nezirajt të vendasve, goditja e të cilit u devijua nga Kushtrim Shabani dhe kësisoj Gjilani shpëtoi pa pranuar golin e dytë.

Me epërsinë minimale të Dritës 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Haxhi Neziraj edhe në pjesën e dytë ishte futbollisti më i mirë tek bardh e kaltërtit.

Ish-anëtari i Luzernit pati dy raste të mira shënimi, 53 dhe 60, por që goditjet e tij u ndalën nga Donat Kaçiu i mysafirëve.

Gjilani arriti ta barazonte rezultatin në 1-1, 20 minuta para fundit të ndeshjes kur shënoi i ardhuri nga Llapi, Fiton Hajdari.

Gëzimi i skuadrës mysafire për barazimin e rezultatit nuk qëndroi më shumë se dy minuta.

Haxhi Neziraj depërtoi bukur dhe asistoi për sulmuesin afrikan Kyrian Nwabueze i cili shënoi me lehtësi për 2-1.

Deri në fund të ndeshjes, futbollistët e skuadrës mysafire tentuan barazimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

E në minutën e fundit të ndeshjes, ishte mesfushori Erjon Vucaj që shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Kësisoj Drita ka marrë fitoren e 10-të në ndeshjet kampionale në derbi ndaj Gjilanit.

Këto tri pikë Dritën e ngritin në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë të tubuara, një më pak se rivali lokal Gjilani.

Në ndeshjen ardhshme Drita do ta luaj në udhëtim tek Trepça ’89 në Mitrovicë, ndërsa Gjilani do të jetë nikoqir i Flamurtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori