Spektakël anglez, penallti të humbur e karton të kuq – Leicester kalon në çerekfinale (Foto/Video)

Leicester është futur në mesin e tetë skuadrave më të mira të Evropës, duke eliminuar Sevillën me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Skuadra angleze ishte parë nga shumë njerëz si e eliminuar nga kjo garë, por që befasoi shumë kë me lojë.
Sevilla e nisi takimin me një rast të mirë me Nasrin, por që nuk arriti të që shënojë.
Deri në minutën e 27-të kur pas një harkimi të Riyad Mahrez më së miri u gjend mbrojtësi Wes Morgan i cili nga afër shënoi për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Escudero provoi nga largë, por pa sukses.
Nuk vonoi shumë dhe Leicesteri shënoi edhe golin e dytë.
Marc Albrighton pranoi një top në zonë dhe me një goditje të fortë shënoi në portën e Ricos për 2-0. Kjo ndodhi në minutën e 54-të.
Sevilla në minutën e 74, Sevilla mbeti me një lojtar më pak pasi Samir Nasri u ndëshkua me karton të kuq.
E gjithë kjo pas një kacafytje me Jamie Vardyn, ndërsa gjyqtari ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë, e për Nasrin ishte i dyti.
Sevilla edhe me një lojtarë më pak kishte rast për të dërguar ndeshjen në vazhdime, po N’Zonzi nuk shënoi nga pika e bardhë.
Leicester kishte disa raste me Vardyn, por që nuk u shënuan.
Skuadra angleze kalon për herë të parë në histori në çerekfinale. /Telegrafi/






















































