LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Mos tregoni në rrjetet sociale se nuk jeni në shtëpi, që të parandaloni vjedhjet

SPB Tetovë: Mos tregoni në rrjetet sociale se nuk jeni në shtëpi, që të parandaloni vjedhjet

Policia e Tetovës informon se gjatë këtij muaji do të fillojë me zbatimin e projektit parandalues për vjedhjet e rënda, i cili do të bëhet nga Njësiti për parandalim.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se në suaza të këtij projekti, janë planifikuar 27 takime me qytetarët, të cilat do të organizohen në Tetovë, Gostivar dhe fshatrat Pirok, Çegran, Vrapçishtë, Çellopek, Negotinë, Debresh, si dhe në vende tjera të këtij rajoni, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Në këto takime, të cilata janë paraparë që të mbahen në mjedise urbane, zyra vendi dhe këshilla banesash, qytetarët nga afër do të njoftohen me format dhe mënyrat më efikase të
mbrojtjes nga vjedhjet e këtilla, gjegjësisht në periudhën e sezonës turistike verore. Kjo për arsye se më së shumti, gjatë muajve të verës një numër i madh i qytetarëve, një periudhë caktuar nuk janë prezent në shtëpitë dhe banesat e tyre, ose veturat e tyre i lejnë nëpër oborre”.

“Qytetarëve, veçanërisht do t’ju tërhiqet vërejtja, që të mos postojnë informacione dhe fotografi në rrjetet sociale se gjinden në ndonjë qendër turistike, të mbyllin dhe sigurojnë mirë dyert dhe dritaret e shtëpive, dhe në mënyrë cilësore të sigurojnë shtëpitë e tyre me alarme ose video mbikëqyrje, si dhe lloje tjera të pajisjeve të sigurisë. Dhe jo vetëm kaq,
por edhe të mos i lejnë stolitë e vlefshme ose paratë në shtëpi, para se të shkojnë në pushim”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se në këtë projekt, gjithashtu është paraparë, përforcimi i patrullimeve policore gjatë orëve të natës, periudhë kjo kur më së shpeshti kryhen këto vjedhje, nëpër shtëpi dhe banesa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori