LAJMI I FUNDIT:

Spasovski për skandalin në Onkologji: Me provat e siguruara do t’i emërojmë fajtorët e vërtetë

Spasovski për skandalin në Onkologji: Me provat e siguruara do t’i emërojmë fajtorët e vërtetë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka folur për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa theksoi se materialet e sekuestruara aktualisht gjenden në ekspertizë.

“Ekspertët duhet të tregojnë të gjitha argumentet, të gjitha faktet, të gjitha provat në tërë procedurën dhe në bazë të asaj që do të jetë nga ekspertiza, provat që do të ofrohen, sigurisht që do të merret vendim në Prokuroria Publike”, theksoi ministri Spasovski.


Ai tha se për shtatë persona po kryhen hetime financiare, por kjo nuk do të thotë se ata janë të dyshuar apo se ky do të jetë numri përfundimtar i personave dhe për këtë arsye nuk mund të thuhet për momentin se në çfarë pozicioni janë ata në Klinikën e Onkologjisë.

“E di që është një temë që ngjall vëmendjen e publikut, por është shumë e rëndësishme që të plotësohen gjërat dhe në bazë të gjithçkaje që do të jepet si provë, do të emërohen fajtorët në këtë rast, të vihen para drejtësisë dhe natyrisht të hiqet faji në përgjithësi nga profesioni i mjekësisë”, tha ministri Spasovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori