LAJMI I FUNDIT:

Spasovski për rastin “Haraçi”: Të luftojmë kundër krimit që po gëlltit Maqedoninë

Spasovski për rastin “Haraçi”: Të luftojmë kundër krimit që po gëlltit Maqedoninë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë të gjitha rastet e korrupsionit në mënyrë që autoritetet hetimore të marrin masat e duhura për ta parandaluar dhe zvogëluar atë.

Në rastin “Haraçi”, Spasovski tha se policia vepron sipas udhëzimeve të marra nga Prokuroria Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar.


“Të raportojmë dhe së bashku të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit që po gëlltit Maqedoninë në çdo mënyrë të mundshme. Po na gëlltit vendet vendet e reja të punës, por gëlltit ekonominë dhe zhvillimin e Maqedonisë”, tha Spasovski.

Ai tha se ai dhe kolegët e tij do të angazhohen në mënyrë maksimale që të pastrojnë rasti “Haraçi”./Telegrafi/