LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Baily: Do të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, krimit dhe korrupsionit

Spasovski-Baily: Do të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, krimit dhe korrupsionit

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Jess Baily. Siç njoftojnë nga MPB, Baily ka uruar Spasovski për postin e ministrit të brendshëm dhe ka shfaqur bindje se gjatë mandatit të tij do të arrihen rezultate të konsiderueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski është falënderuar për ndihmën e deritanishme dhe angazhimin e Ambasadës së SHBA-ve dhe të ambasadorit Baily në ballafaqimin me krizën politike në Maqedoni.


Bashkëbiseduesit janë dakorduar se prioritet i MPB-së dhe Qeverisë së re do të jetë reforma e shërbimeve të sigurisë, përmes së cilës do të mundësohet vendosje e shërbimeve profesionale.

Spasovski dhe Baily theksuan se rëndësi të posaçme ka bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, por edhe kundër korrupsionit dhe krimit./Telegrafi/