Drejtësia spanjolle ka nxjerrë një urdhër arresti të ri evropian dhe ndërkombëtar kundër ish-presidentit rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont, pas dënimit të nëntë indipendentistëve të tjerë me burgim, për përpjekjet për autonomi në vitin 2017.
Në një deklaratë, Gjykata e Lartë njoftoi se gjykatësi Pablo Llarena, i cili kishte tërhequr një urdhërarrest evropian dhe ndërkombëtar për rebelim kundër Puigdemont dhe në pamundësi të zbatimit të tij nga partnerët evropianë, lëshoi urdhër një të ri për veprat penale të rebelimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.
Aktori kryesor i përpjekjeve për autonomi të vitit 2017, Puigdemont ishte arratisur në Belgjikë për t’i shpëtuar ndjekjes penale.
Kreu i qeverisë socialiste spanjolle, Pedro Sanchez kërkoi sot një epokë të re në Katalonjë të bazuar në dialog, pas dënimit të indipendentistëve katalanas për rolin e tyre në përpjekjet për autonomi në vitin 2017.
“Tashmë që vendimi i drejtësisë është dhënë, një etapë e re hapet, objektivi i të cilës do të jetë vetëm rivendosja e bashkëjetesës në Katalonjë”, deklaroi Sanchez në një fjalim televiziv, përcjell ATSH.
Kryeministri theksoi në adresë të qeverisë indipendentiste katalanase se ekzekutivi i tij ishte i gatshëm të kontribuonte për dialog në kuadër të ligjshmërisë kushtetuese.
Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi nëntë indipendentistë katalanas, mes të cilëve ish-zëvendëspresidentin rajonal, Oriol Junqueras, me dënime nga nëntë deri në 13 vjet burg. Tre të tjerë u dënuan me gjoba.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi