Spanja fiton medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave

U desh të kalonin 73 minuta për t’u parë goli i parë në ndeshje, i cili u takoi nikoqirëve të kësaj gare, derisa golashënues ishte Katlego Mphela.
Mirëpo atëherë kur mendohej se Afrika e Jugut do ta mposhtë kampionin e Evropës, Daniel Guiza barazoi rezultatin në 1-1 (88’).
I njëjti lojtar vetëm pas një minute krijoi epërsinë për Spanjën, mirëpo në minutat shtesë (90’+3) Katlego Mphela shënoi golin e dytë për Afrikën e Jugut për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, mesfushori spanjoll Xabi Alonso nga një gjuajtje e lirë e mposhti portierin Khune për ta kaluar Spanjën sërish në epërsi dhe ky rezultoi të ishte edhe goli i fitores.

Nga
Telegrafi
28/06/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































