Spanja e shqyen Serbinë

Fqinji jonë verior pati formë më të mirë në fazën grupore, por ishte Spanja që u mobilizua në çerekfinale për të deklasuar rivalin.
Vetëm pesë pikë shënuan serbët në çerekun e parë për dallim të 21 pikëve që shënuan spanjollët dhe kjo epërsi u reflektua edhe në fraksionet tjera të lojës ku Spanja vetëm sa e thelloi epërsinë.
Në fund Spanja fitoi me 30 pikë dallim dhe në gjysmëfinale takohet me fituesin e takimit Slloveni – Francë. Përbllja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/09/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate







































