LAJMI I FUNDIT:

SPAK konfirmon: Berisha nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”

SPAK konfirmon: Berisha nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se ish-kryeministri, Sali Berisha dhe përfaqësues të qeverisë në vitet 2005-2013 janë nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Reklama

Konfirmimi vjen nëpërmjet një përgjigje zyrtare nga SPAK për kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kishte kërkuar informacion se në çfarë gjendje dhe shkalle procedimi është çështja.

Kujtojmë se në fund të vitit 2020, Balla ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për Berishën dhe anëtarë të tjerë të qeverisë për privatizimi e kompleksit sportiv “Partizani”.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të Ballës, nën hetim janë edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Jambër Malltezi si dhe zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të kompanive të përshirë në çështje.

Berisha dhe të tjerët akuzohet për shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, për ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione në bashkëpunim, për pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në bashkëpunim dhe për korrupsionit aktiv/pasiv në sektorin privat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Lajme
Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Lajme
Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Lajme

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Lajme
Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Lajme
Kalo në kategori