LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Mos e quani përfaqësuesja, por kombëtarja e Kosovës

Spahiu: Mos e quani përfaqësuesja, por kombëtarja e Kosovës

Entuziami dhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, për ndeshjet të cilat po i zhvillon kombëtarja e Kosovës në futboll, sipas publicisitit Nexhmend Spahiu, janë shprehje e patriotizmit dhe dashurisë për vendin e tyre.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se referimi si përfaqësuesja e Kosovës është term pezhorativ, sepse përfaqësuese kanë territoret të cilat nuk janë shtete, duke shtuar se nuk e pranon në asnjë mënyrë këtë term.


“Unë normalisht jam për kombëtaren e Kosovës në futboll, dhe do të gëzohesha shumë nëse do të kishim ndonjë rezultat të mirë nga ndeshja me Kroacinë, edhe pse është tepër e vështirë. Kroacia ka një ekip shumë kualitativ dhe kjo e bën të vështirë që ta shënojmë ndonjë rezultat pozitiv”, ka shtuar Spahiu.

Sipas tij, një pjesë e mediave në Kosovë fatkeqësisht kur po e shkruajnë përfaqësuesja e Kosovës, duke shtuar se “njejtë kështu thonë edhe Serbia dhe mediat atje”.

Ndryshe, sonte në ora 20:45, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, zhvillohet ndeshja futbollistike në mes Kosovës dhe Kroacisë./Telegrafi/