LAJMI I FUNDIT:

Spahija: Sektori privat nuk ka shumë njohuri për Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Spahija: Sektori privat nuk ka shumë njohuri për Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovës vazhdon të mos gjej zbatim nëpër institucionet në vend,  e po ashtu për këtë ligj dihet shumë pak në sektorin privat.

Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se fusha e sinjalizimit nuk është një fushë e re dhe që sipas tij, kjo fushë ka qenë e rregulluar por më një ligj tjetër.


“Me ligjin e ri, për mbrojtjen e sinjalizuesve është rrit standardi edhe mbrojtja e sinjalizuesve në Kosovë, por njëkohësisht mund të konsiderohet si një standard i ri në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Spahija gjatë intervistës për Telegrafin thotë se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve nuk po zbatohet në tërësi, pasi që Ministria e Drejtësisë nuk ka nxjerrë një rregullore.

“Mbrojtja e Sinjalizuesve është shumë e rëndësishme edhe ligji i ri aplikim ende nuk gjen, fatkeqësisht në totalin e tij, për shkak se nuk e kemi një rregullore, ku obligohen prej 6 muajve menjëherë pas miratimit ta nxjerrë Ministria e Drejtësisë. Në këtë kuptim, fatkeqësia qëndron se ende institucionet tona nuk e kanë arrit ligjin me zbatu në tërsi, ka pasur sinjalizime kohë pas kohe, por që edhe gjykatat edhe vetë institucionet kanë hezitu t’i mbrojnë në kuptimin e ligjit të ri”, theksoi ai.

Spahija shton tutje se për këtë ligj në sektorin privat ka shumë pak njohur.

“Sektori privat nuk është se ka shumë njohuri, për faktin se pjesa e sektorit privat është lënë pak më anash me ligjin, obligohet sektori privat mbi 50 persona me pas një zyrtar përgjegjës për sinjalizim, në anën tjetër ajo që shohim është së nuk ka persona të vendosur në institucion. Për kompanitë normalisht që do të jetë një barrë por është edhe një mundësi e mirë për me zbulu të keqen brenda”, u shpreh Spahija.

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - ligj për të cilin shumë pak dihet në sektorin privat
Lexo po ashtu Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - ligj për të cilin shumë pak dihet në sektorin privat

Spahija thekson se “Bizneset e mëdha duhet me pas zyrtarin përgjegjës për pranimin e sinjalizimit”.

“Duhet me ia ofru kushtet sipas rregullores së brendshme se si duhet me u sinjalizu rasti, edhe biznesi duhet me lanë të lirë mundësinë për sinjalizim, dhe mos me kushtëzu me vendin e punës, mos me ulë në detyrë, mos me largu komplet nga puna dikë që dëshiron të sinjalizojë për një aferë, për një padrejtësi që ndodhë”, deklaroi ai.

Sa i përket rolit që ka Inspektorati i Punës në zbatimin e këtij ligji, Spahija pohon se IP nuk ka bërë asnjë veprim rreth zbatimit të këtij ligji.

“Inspektorati i Punës nuk ka bërë asnjë veprim të vetëm në drejtim të ngritjes së kapaciteteve më së pari të brendshme të tyre, e më pas informimin të kompanive për çështje të ligjit të mbrojtjes së sinjalizuesve.
Konsideroj që Inspektorati deri tani ka qenë farë pasiv në këtë çështje edhe pse me ligj obligohet të pranojë sinjalizime të shkallës së dytë nga kompanitë por deri tash nuk kemi pa asnjë veprim nga Inspektorati”, shtoi tutje Spahija.

Ndryshe, Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve përcakton rregullat për sinjalizimin, procedurën e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Sinjalizues është çdo person i cili raporton ose shpalos informacione për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekstin e marrëdhënies së vet të punës në sektorin publik ose privat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori