LAJMI I FUNDIT:

SpaceX pritet të lansojë satelitin PACE të NASA-s për monitorimin e oqeaneve

SpaceX pritet të lansojë satelitin PACE të NASA-s për monitorimin e oqeaneve

Raketa Falcon 9 e SpaceX pritet që gjatë javës të lëshojë në hapësirë satelitin PACE të NASA-s i cili do të ndihmojë shkencëtarët të vlerësojnë gjendjen e oqeaneve në mbarë botën.

Falcon 9 do të dërgojë satelitin në një orbitë 677 kilometra larg nga Toka, rreth 70 për qind më lart se fluturimet e tjera të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.


PACE do të përdorë instrumente shkencore për të mbledhur të dhëna që mund të përcaktojnë ngjyrën e oqeanit, kanë njoftuar zyrtarët e NASA-s.

“Matja e sasisë së dritës dhe përcaktimi i ngjyrës do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë vendndodhjet e algave mikroskopike, të cilat janë jetike për shëndetin e oqeaneve të Tokës dhe jetën e saj detare”, shtuan ata.

Bëhet e ditur se, nëse gjithçka shkon sipas planit, sateliti PACE 3.2 metra i gjatë do të monitorojë oqeanet për tre vite.

Por, rruga e tij drejt nisjes ka qenë mjaft e mundimshme.

Administrata Trump është përpjekur ta anulojë misionin, por Kongresi ndau fondet e kërkuara për nisjen e tij.

Në vitin 2014, NASA e kufizoi koston totale të PACE në 805 milionë dollarë (744,906,750 euro). Megjithatë, ky çmim është rritur në 948 milionë dollarë (877,231,800 euro).

Ndryshe, kjo nisje është pjesë e një viti shumë të ngarkuar për SpaceX. Kompania ka nisur 10 misione orbitale vetëm gjatë muajit janar, ritëm ky i cili synon të rritet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori