LAJMI I FUNDIT:

SpaceX Falcon Heavy është “shumë e vogël”: Musk nuk ndalet, ka në plan të lansojë “Big Falcon Rocket”! (Video)

SpaceX Falcon Heavy është “shumë e vogël”: Musk nuk ndalet, ka në plan të lansojë “Big Falcon Rocket”! (Video)

Lansimi i suksesshëm i SpaceX Falcon Heavy ishte një arritje e madhe për kompaninë. Tani pyetja është, çfarë ndodh më pas për Elon Muskun?

Pas viteve të vonesave dhe afateve të humbura, SpaceX më në fund ka qenë gati të dërgojë raketën e saj Falcon Heavy në orbitë.


Javën e kaluar, CEO i SpaceX, Elon Musk dhe pjesa tjetër e ekipit krijuan histori pasi nisën me sukses raketën më të fuqishme në botë në hapësirë.

Teksa bota mbikqyri, makina hapësinore ndezi motorët dhe u nis drejt qiellit.

Rreth dy minuta e gjysmë pas nisjes, dy shtytësit anësorë në raketë u shkëputën dhe u drejtuan përsëri në Tokë.

Ndërkohë, mijëra përcjellës të ngjarjes mund të dëgjoheshin duke brohoritur përmes fluturimit të SpaceX.

Megjithatë, edhe pse lansimi u konsiderua si sukses, raketa “Falcon Heavy” u lansua së bashku me tri raketa të vogla ndihmëse, por njëra prej tyre nuk u ul ku ishte planifikuar dhe kishte përfunduar rreth 100 metra në Oqeanin Atlantik.

Musk kishte pranuar se aterrimi i raketës ka dështuar, pasi njëri nga tre motorët e saj pësuan defekt duke u përplasur në Oqean.

Gjithsesi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e ardhmja e SpaceX Falcon Heavy vazhdon të mbetet e ndritshme – duke marrë parasysh nisjen e saj spektakolare.

"Filloni të kurseni që tani”: Falcon Heavy ka provuar se mund të fluturojë, do të jetë në gjendje t’ju dërgojë në Mars! (Foto/Video)
Lexo po ashtu "Filloni të kurseni që tani”: Falcon Heavy ka provuar se mund të fluturojë, do të jetë në gjendje t’ju dërgojë në Mars! (Foto/Video)

Kjo pasi që kompania e hapësirës ka arritur të dërgojë një raketë që mund të bartë dyfishin e ngarkesës së ndonjë rakete tjetër komerciale.

Megjithatë, sipas Musk, nisja e ardhshme e Falcon Heavy nuk do të jetë për një tjetër “tre deri në gjashtë muaj”.

Musk tha se kjo varet nga sa shpejt mund të prodhohet bërthama qendrore – dhe kërkesat e konsumatorëve.

Gjithashtu sipas tij, para nisjes së radhës, SpaceX duhet të rregullojë problemin që shkaktoi rrëzimin e bërthamës qendrore.

Përkundër këtyre, Musk nuk e ka ndërmend të ndalet dhe po shpreson gjithashtu të shkaktojë një garë emocionuese në të gjithë botën për të udhëtuar në hapësirë.

Lansimi historik i raketës më të madhe në botë: Brenda saj është vetëm një pasagjer - vetura "Tesla" (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lansimi historik i raketës më të madhe në botë: Brenda saj është vetëm një pasagjer - vetura "Tesla" (Foto/Video)

“Ne duam një garë të re të hapësirës. Garat janë emocionuese”, citohet të ketë thënë ai.

Miliarderi është ende i vendosur qartë në qëllimin e tij përfundimtar për dërgimin e njerëzve për të jetuar në Mars.

Dhe kur flasim në këtë drejtim, ambiciet e tij janë shumë më të mëdha.

Ai tha se Falcon Heavy është i madh, por SpaceX ka nevojë për një raketë “shumë më të madhe se ajo”.

Në një konferencë në Australi vitin e kaluar, Musk zbuloi planet për të nisur një makinë të madhe të quajtur Big Falcon Rocket (BFR).

Në kohën e tanishme, bashkë-themeluesi i Tesla tha se ai beson se SpaceX do të jetë gati të kryejë testet e BFR diku në vitin 2019.

Ndërsa një fluturim në orbitë do të ishte “i imagjinueshëm” në tre deri në katër vjet, sipas miliarderit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tS_Rb8dMmyA