LAJMI I FUNDIT:

“Filloni të kurseni që tani”: Falcon Heavy ka provuar se mund të fluturojë, do të jetë në gjendje t’ju dërgojë në Mars! (Foto/Video)

“Filloni të kurseni që tani”: Falcon Heavy ka provuar se mund të fluturojë, do të jetë në gjendje t’ju dërgojë në Mars! (Foto/Video)

Falcon Heavy ka provuar se mund të fluturojë. Tani raketa mund të fillojë të bëjë punën e saj të vërtetë: duke dërguar satelitë dhe ngarkesa të tjera në orbitë – pse jo edhe njerëz.

Pas viteve të vonesave dhe afateve të humbura, SpaceX më në fund ka qenë gati të dërgojë raketën e saj Falcon Heavy në orbitë.


Dhe rreth orës 15:45 sipas kohës amerikane, raketa më e fuqishme në botë u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Raketa e madhe nga kompania private e Elon Musk do të nisej për herë të parë dhe synon të bëjë më të lirë dhe më të lehtë fluturimin në hapësirë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth dy minuta e gjysmë pas nisjes, dy shtytësit anësorë në raketë u shkëputën dhe u drejtuan përsëri në Tokë.

Ndërkohë, mijëra përcjellës të ngjarjes mund të dëgjoheshin duke brohoritur përmes fluturimit të SpaceX.

Raketa është ndërtuar nga SpaceX, e udhëhequr nga miliarderi, drejtori ekzekutive i Tesla-s, Elon Musk.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo tanimë pritet të bartë tre satelitë të fuqishëm të telekomunikacionit në orbitë.

Po sipas mediave të huaja, Forcat Ajrore amerikane gjithashtu planifikojnë të përdorin një Falcon Heavy për të nisur një ngarkesë të quajtur STP-2, e cila do të përfshijë disa satelitë parashikues të motit, më vonë këtë vit.

Ndërkaq kompania prodhuese SpaceX gjithashtu ka thënë në fillim të 2017 se dy turistë hapësirë kanë vënë një depozitë për të hipur në një Falcon Heavy për një udhëtim rreth Hënës. Pra ai pritet të dërgojë edhe njerëz në hapësirë – andaj, siç thuhet në një mesazh “filloni të kurseni që tani”. /Telegrafi/