Raketa “Falcon Heavy” është raketa më e fuqishme në botë, e cila me sukses është lansuar nga qendra hapësinore “Kennedy” në Florida.
Raketa që është në pronësi të kompanisë private “Space X”, brenda saj ka një veturë “Tesla Roadster” si pasagjerin e vetëm, kurse është paraparë rreth orës pesë të fluturoj mbi Tokë dhe më pas të vazhdojë rrugëtimin për në Mars, transmeton Telegrafi.
“Falcon Heavy” do të mund të transportoj pesha të rënda në hapësirë, por edhe njerëz Mars. Kjo raketë i përket kompanisë private Space X, drejtori ekzekutiv i të cilës është Elon Musk, i cili njëherit është edhe drejtor i kompanisë që merret me prodhimin e veturave elektrike “Tesla”.
Brenda kësaj veture në vend të një shoferi e kanë vënë një manekin, kurse para timonit shkruan “pa panik!”. Në një pjesë tjetër të veturës shkruan “e kanë ndërtuar njerëzit në Tokë”.
Përveç kësaj, në radion e vendosur në veturë dëgjohej kënga “Space Oddity” të David Bowie. Menjëherë pas lansimit, Musk ka publikuar në rrjetet sociale një video ku brenda raketës shihet vetura dhe shoferi i saj duke fluturuar mbi planetin tonë.
Kjo veturë do të kalojë një kohë të gjatë në afërsi të Tokës, dhe më pas do të aterroi në Mars. Ndryshe, raketa “Falcon Heavy” ka dy herë më shumë kapacitet të bartë mallra për dallim nga raketat tjera, ku në total vlerësohet se mund të transportoj deri në 64 tonë, që i bie më shumë sesa një aeroplan Boeing 737 me pasagjerë, ekuipazhin dhe mallrat e derivatet në rezervuar.
Siç raporton Guardian” vetëm dy raketa ishin më të fuqishme sesa “Falcon Heavy”, “Saturn V” nga epoka e Apollos, që gjithashtu kanë kushtuar më shumë për t’u ndërtuar. BBC shkruan se “Falcon Heavy” e kanë vënë në lëvizje tri raketa “Falcon 9” që kanë funksionuar sikur të ishte një.
Raketa serike e Falcon ka marrë emrin nga “Millenium Falcon” nga filmi i zhanrit fantashkencë “Star Wars”. “Falcon Heavy” përbëhet nga disa raketa më të vogla Falcon, që në total kanë 27 motorë – njëra prej tyre është kryesorja dhe tri tjera asistojnë në fluturim jashtë orbitës së Tokës që ndahen nga trupi pas lansimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit