LAJMI I FUNDIT:

Sozitë e Hemingway, konkurs 3-ditor në Florida

Sozitë e Hemingway, konkurs 3-ditor në Florida

Ernest Hemingway u “rikthye” në barin e tij të preferuar në Florida. Rreth 160 burra që ishin me mjekra të bardha ose gri u  mblodhën në Key West të Floridas të enjten në mbrëmje për të marrë pjesë në edicionin e 37 të konkursit të personave që i ngjasojnë shkrimtarit të famshëm.

Pjesëmarrësit, që ishin kryesisht të moshuar nga i gjithë vendi, mbërritën në qytetin jugor, për konkursin 3 ditor.


Ai zhvillohet ne barin “Sloppy Joe’s” në Key Westin qendror ku Hemingway dhe miqtë e tij mblidheshin për të pirë.

Ernest Hemingway, i vlerësuar me çmimin “Nobel” për letërsinë në 1954-n, jetoi dhe punoi në Key West gjatë viteve 30-te, transmeton tch.

Konkursi zhvillohet çdo 21 korrik për të shënuar ditëlindjen e autorit me mjekër të bardhë, i lindur 117 vite më parë në Ilinois. Hemingway u nda nga jeta në vitin 1961 si pasojë e vetëvrasjes. Fituesi i garës do të zgjidhet të shtunën.

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Kalo në kategori