LAJMI I FUNDIT:

Sot do të lansohet, e-punësimin dhe e-shpenzimet në Gjakovë

Sot do të lansohet, e-punësimin dhe e-shpenzimet në Gjakovë

Komuna e Gjakovës sot lanson projektin e shërbimeve komunale elektronike, e-punësimi, e-shpenzimi dhe e-kërkesa.

Këto tri shërbime janë produkt i aktivitetit DigiGjakova, që u mbajt në nëntor të vitit që shkoi, ku u dha mundësia të rinjëve të vijnë me ide inovative për përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike, përmes digjitalizimit të tyre.


Sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës, për këtë aktivitet, komuna kishte identifikuar tre top sfidat e saj aktuale, për të cilat këto ekipe tentuan të gjejnë zgjidhjen më innovative dhe më praktike.

“Këto sfida ishin : a) Të bëj më transparent procesin e rekrutimit të punonjësve në administratën komunale, b) Të bëj më efikas procesin e kërkesave zyrtare, c) Të rris transparencën dhe llogaridhënien e shpenzimeve brenda buxhetit komunal. Prej 17 ekipeve pjesëmarrëse, tre prej tyre u zgjodhën fituese – ku si shpërblim morën një shumë prej 4000.00 euro për të zhvilluar aplikacionin e tyre, që do të integrohet në sistemin e komunës. Prezantimi dhe demonstrimi i këtyre aplikacioneve bëhet sot nga ora 10:00 – 10:45, në Sallën e Asamblesë Komunale të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftim.

DigiGjakova është një prej përpjekjeve të shumta të komunës së Gjakovës, me mbështetjen e projektit Anti – Korrupsion të Programit Zhvillimor te OKB-së (UNDP), për të rritur transparencën komunale dhe llogaridhënien, në mënyrë që komuna të jetë sa më afër qytetarëve dhe t’i përmbush kërkesat e tyre. /Telegrafi/