Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e mbarë të prodhimit në gjigantin e madh ekonomik kosovar, ndërkohë që drejtori për Zhvillim Ekonomik në Drenas, Skender Hasi, tha se Komuna ka marrë konfirmimin nga “Ferronikeli” për rifillimin e prodhimit nga dita e hënë, shkruan sot, gazeta Zeri.
Pas një pushimi të gjatë mbi 6 muaj, duket se prodhimi në “Ferronikel”, në gjigantin e dytë më të madh kosovar, pas “Trepçës”, do të rifillojë nga dita e martë. Kështu të paktën ka lënë për t’u kuptuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, Skender Hasi.
Derisa Nika ka qenë shumë i paqartë në një prononcim për gazetën “Zëri”, drejtori Hasi ka thënë se ka marrë një lajm të mirë nga ndërmarrja “Ferronikeli”, sipas të cilit prodhimi atje ka filluar të hënën.
“Është një lajm i mirë që kemi marrë nga ‘Ferronikeli’, prodhimi atje ka filluar që nga sot (e hënë), u bë mirë sepse në të kundërtën mbi 1 mijë punëtorë do të kishin humbje të mëdha”, ka thënë Hasi, i cili ka precizuar se mbi 1 mijë punëtorë duke llogaritur edhe kontraktuesit do të kishin humbje vjetore prej mbi 4 milionë eurosh. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, Skender Hasi, tha se Komuna ka marrë konfirmimin se punëtorët i janë kthyer punës, se atyre u janë dhënë kontratat dhe se gjithçka është mirë, ashtu edhe siç ka konfirmuar menaxhmenti i “Ferronikelit”. “Gjithçka është mirë, edhe vetë punëtorët e thonë këtë dhe ata janë të kënaqur që prodhimi do të rifillojë”, ka thënë mes tjerash drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, Skender Hasi. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron