Sot do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi.
Plettner dhe Beaune së bashku me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak do të vijnë në Kosovë për të diskutuar për hapat e mëtejmë në kuadër të dialogut, ndërkaq takimi me kryeministrin Albin Kurti do të mbahet në orën 10:00.
Ata pas vizitës në Prishtinë do të udhëtojnë edhe për në Beograd.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Mund të konfirmoj vizitën e emisarit Lajçak më 9 shtator, së bashku me këshilltarët e politikës së jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman. Ata së bashku do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën dhe do të zhvillojnë takime të ndara me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Qëllimi është të diskutohet se si të çohet dialogu përpara”, ka thënë Stano.
Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë theksuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
Scholz dhe Macron njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.
Kujtojmë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka qëndruar në Kosovë edhe në fund të muajit gusht, së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Pas angazhimeve të tyre diplomatike, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse.
Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Aktualisht, sfidë për të dyja vendet mbetet çështja e targave të makinave.
Më 1 shtator, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin në RKS të makinave me targa që i lëshon Serbia.
Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 18 gusht, pas tensioneve në veri, por nga ai takim nuk doli asnjë marrëveshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Ish-përfaqësuesi i BE në Kosovë: Situata në veri mund të shmangej, Qeveria Kurti të jetë e kujdesshme

Rrugë me gjashtë korsi, do të hiqet muri në rrugën “Cvetan Dimov”, këshilltarët diskutojnë për planin e ri

Qytetarët në Prishtinë mbështesin organizimin e zgjedhjeve të reja në veri

Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

Kurti për BBC: Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën – SHBA dhe BE-ja aleatë të pakontestueshëm

Mediat gjermane: Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Osmani mori pjesë në inaugurimin e Erdoganit si president: Turqia, aleat i madh i popullit të Kosovës

Sheiku i Emirateve telefonon Kurtin pas tensioneve në veri - flasin për shtensionimin e situatës

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona