LAJMI I FUNDIT:

Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24. Por, as ky vit shkollor nuk do të nisë pa telashe.

Vitin e kaluar ishte greva e mësimdhënësve, e cila nisi më 25 gusht, që la jashtë bankave shkollore nxënësit për plot një muaj. Ndërsa, sivjet viti i ri shkollor po nis me probleme rreth furnizimit të nxënësve me tekste shkollore.


Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Por, këtë vit ky dikaster ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, siç thotë MASHTI, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Sivjet prindërit janë përgjegjës për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për fëmijët e tyre. Mjetet do të subvencionohen nga Ministria e Arsimit, pasi ata të kenë aplikuar në platformën online të Qeverisë E-Kosova.

Ky vendim i ministrisë ka ngjallur reagime të shumta tek prindërit, sindikata e arsimit dhe opozita, të cilët e kanë vlerësuar si paaftësi dhe “eksperiment të gabuar”.

Keqmenaxhim nga MASHTI mos furnizimin e nxënësve me libra shkollor e kanë vlerësuar edhe drejtorët kimunalë të arsimit.

Platforma E-Kosova, ku prindërit kanë mundur të aplikojnë për subvencionimin e blerjes së librave, është hapur më 25 gusht – saktësisht një javë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi këta të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. Për këtë Qeveria ka ndarë rreth 13 milionë euro.

Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, ka njoftuar të enjten se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të prindërve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht, e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Siç ka bërë të ditur ajo, numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo tutje ka ripërsëritur se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

Ndryshe, viti shkollor 2022/23 ishte përmbyllur në muajin qershor. Viti i kaluar shkollor ishte karakterizuar me greva dhe pakënaqësi nga ana e mësimdhënësve, që kërkonin rritje të pagave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori