LAJMI I FUNDIT:

Sot në mesnatë skadon afati për kontrollimin e të dhënave në Listën Zgjedhore në Maqedoni

Sot në mesnatë skadon afati për kontrollimin e të dhënave në Listën Zgjedhore në Maqedoni

Afati për kontrollimin e Listës Zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë skadon sot në mesnatë. Qytetarët sot mund të kontrollojnë veten dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, regjistrimin ose fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) apelon qytetarët që të bëjnë kontroll dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshim.


Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më 14 mars, 4.859 persona kanë kontrolluar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit. Shtatë persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 19 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe pesë persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Deri më 14 mars 2024, gjithsej 22.122 qytetarë janë kontrolluar në mënyrë elektronike. Janë dorëzuar 25 kërkesa për ndryshim të të dhënave, gjashtë kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 10 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, mbrëmë deri në orën 20 janë pranuar 2.049 kërkesa, prej të cilave 1.430 janë pranuar, 165 janë refuzuar dhe 434 nuk janë shqyrtuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori