LAJMI I FUNDIT:

Sot mbaron afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet në Maqedoni

Sot mbaron afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet në Maqedoni

Sot deri në fund të orarit të punës do të mbarojë afati për të paraqitur dëmet nga vërshimet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët mund të paraqesin dëmet në njësitë rajonale nëpër komunat: Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizare dhe Tetovë ose në nën njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë nëpër këto dy qytetete.


Më herët, Qeveria e Maqedonisë më herët ndau nga 500 euro paradhënie për familjet e prekura nga vërshimet.

Me rebalancin e ri që duhet të votohet këto ditë, Qeveria e Maqedonisë do të duhet të mbuloj 100% dëmet e shkaktuara nga vërshimet që në përgjithësi janë ndarë 36 milion euro./Telegrafi/